Putin: Operacioni special ushtarak në Ukrainë ishte i nevojshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2022, 09:35
Vladimir Putin në fjalimin e tij që po mban për Ditën e Fitores në Moskë, është shprehur se "operacioni ushtarak special" i Rusisë në Ukrainë, atë që Kremlini e quan pushtim ishte një masë e nevojshme dhe "në kohë".
Ai thotë se ishte "vendimi i duhur" i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.
