A do të shpallë Putin një luftë gjithëpërfshirëse?

Rusia thotë se është e pakuptimtë që do t'i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës në Ditën e Fitores.

Deri më tani Moska e ka mohuar se është në luftë, në vend të kësaj duke iu referuar pushtimit të Ukrainës si një "operacion special ushtarak".

Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak. 

BBC shkruan se në ditët para pushtimit më 24 shkurt, zyrtarët rusë u vunë në radhë për të tallur sugjerimet për një pushtim të afërt si "histeri dhe propagandë perëndimore". Megjithatë, ata pushtuan, duke kapur edhe shumë ukrainas në befasi.

Mendohet se NATO ka qenë një nga faktorët që ka ndikuar në ritmin e ngadaltë të përparimit rus në Donbas.