Lufta në Ukrainë, gjashtëdhjetë të vdekur nga sulmi me bombë në një shkollë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se rreth 60 persona kanë mbetur të vrarë nga hedhja e një bombe në një shkollë, në Ukrainën lindore.

Më herët guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai tha se 90 persona ishin strehuar në ndërtesën në Bilohorivka, nga të cilët vetëm 30 shpëtuan nga sulmi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai deklaroi se një aeroplan rus hodhi bombën të shtunën, ndërkohë që nga pala ruse nuk ka akoma një deklaratë.

Shpërthimi hodhi në erë ndërtesën që u përfshi nga flakët dhe u deshën tre orë që zjarrfikëset t'i shuanin.

"Thuajse i gjithë fshati ishte strehuar në bodrumin e shkollës. Numri përfundimtar i të vdekurve do të dihet vetëm kur rrënojat të jenë pastruar", tha guvernatori.

Sipas gazetës ukrainase "Ukrayinska Pravda" fshati u bë një "pikë e nxehtë" javën e kaluar gjatë luftimeve.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte "i tmerruar" nga sulmi vdekjeprurës i Rusisë dhe shtoi se "civilët duhet të kursen në kohë lufte", citon BBC.

Shihni pamjet pas bombardimit të shkollës.