Ish-oficeri u burgos pasi gjatë arrestimit lëndoi një grua me demencë
Një ish-oficer policie i Kolorados u burgos pasi lëndoi një grua me demencë (një grup simptomash që prekin aftësitë intelektuale dhe sociale në mënyrë aq të rëndë sa të ndërhyjnë me funksionimin e përditshëm të personit) gjatë arrestimit të saj në qershor 2020.
Gruaja dyshohej se kishte marrë në një dyqan mallra me vlerë rreth 14 dollarë pa paguar.
Karen Garner, asokohe 73 vjeç, mbeti me një krah të thyer, ndrydhje dore dhe një lëndim në shpatull gjatë arrestimit nga oficeri Austin Hopp.
Pamjet më vonë treguan oficerin e policisë së bashku me kolegun e tij duke qeshur ndërsa shikonin pamjet e incidentit. Të dy oficerët dhanë dorëheqjen pas një hetimi të bërë lidhur me rastin.
Ndërsa Hopp u deklarua fajtor për akuzat për sulm.
Garner nuk iu ofrua kujdes mjekësor për disa orë ndërsa ishte në paraburgim, pavarësisht pse ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.