Burri refuzon të dalë nga burgu edhe pse u shpall i pafajshëm
Një klerik mysliman në Kenia, Guyo Gorsa Buru i ka kërkuar një gjykate që të mos e lirojë atë nga burgu, pavarësisht se është liruar nga akuzat për terrorizëm.
Buru ka thënë se ka frikë se mund të rrëmbehet dhe vritet nga agjentët e shtetit pasi të lirohet.
Ai u arrestua në vitin 2018 dhe u akuzua për posedim të materialeve që promovonin një grup terrorist dhe për bashkëpunim me militantët e al-Shabab me bazë në Somali.
Avokati i tij i ka kërkuar Gjykatës së Lartë garantimin e mbrojtjes shtetërore për klientin e tij pasi është liruar. Ndërkohë gjyqtari Uendi Miçeni ka thënë se në rast pranimi të kërkesës, atij do t'i duhej të paguante për vazhdimin e qëndrimit të tij në burgun e Kamitit.
Klerikë të tjerë të dyshuar për lidhje me grupin islamik somalez al-Shabab janë vrarë në të kaluarën, por autoritetet shtetërore kanë mohuar përfshirjen./BBC/