Të vonuar e demode në disa veprime? Astrologia Liza Gjika na habit me parashikimin e këtyre shenjave për këtë muaj

Parashikimi i Yjeve për muajin Maj duket se ka rezervuar gjëra të mira në shumë aspekte për shumicën e shenjave, por ka edhe gjëra që ngecin për disa prej tyre.

Të vonuar në veprime, demode në disa veprime dhe nuk ecin në ritmin e të tjerëve, kjo është pak a shumë një panoramë e përgjithshme për 6 shenjat e para të horoskopit. Cila shenjë është më me fat për këtë muaj si nga ana sentimentale ashtu edhe profesionale? E zbulojmë së bashku.

Në datën 5 Maj kemi eklipsin e hënës dhe përkon me shenjën e Shigjetarit dhe çfarë është shenjë e zjarrit do të jetë në pozicion shumë të mirë, pavarësisht se Dashi është i vonuar në disa veprime, por do të eci shumë mirë ngadalë-ngadalë për t’i përmbushur detyrimet e veta.

Demin nuk e kemi në pozicion të mirë si nga ana profesionale ashtu edhe personale/erotike. Kemi disa probleme të vogla me egoizmin dhe egoja e tij e bën të qëndrojë pas, pasi në përgjithësi Demi është pak demode në veprime dhe nuk mund të ecë në ritmin e të tjerëve.

Binjakët edhe këta nuk qëndrojnë në pozicione të forta, me disa grindje familjare mes partnerëve. Disa probleme shfaqen edhe nga puna, të cilët prisnin më shumë dhe vonesa e kësaj pritshmërie humbi durimin dhe e bën Binjakun të ndihet pak i dobët në disa aspekte.

Binjakët do të kenë udhëtime në të cilat mund të shplodhen pak, të relaksohen dhe të mendojnë mirë se ndoshta gabimi vjen edhe nga ana e vet.

Gaforrja është e mbushur me kreativitet dhe ëndrrat e tyre pothuajse po realizohen avash-avash. Ndodhen përsëri në pozicionin e tyre të mirë dhe arsyeja është se në datën 20 Maj eklipsi bie pikërisht tek Gaforrja dhe lajmet që do të marrë do e bëjnë të fluturojë nga gëzimi apo situata shumë të mira që do t’i kapërcejnë me një ritëm aq të bukur dhe të shpejtë.

Luani ka disa probleme të mbartura dhe vazhdon ti këto problemet, por janë në pritje të një pjesëtari të ri në familje. Janë shumë të entuziasmuar, por të ngurtë në disa veprime, jo se nuk janë gati, por nuk dinë sesi t’a fillojnë dhe t’a mbarojnë, pra iu duhet pak ndihmë. Një pjesëtar i ri në familje do të ndryshojë atmosferën.
Virgjëresha një çapkëne, e fortë e gati në pritje të gjërave të reja në biznes dhe gjatë verës do të kenë punë shumë të mëdha dhe do të lodhen. Ana sentimentale është e qetë, normale dhe ata që kanë partner Dashin, Ujorin dhe Shigjetarin janë në pozicione shumë të mira.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: