Horoskopi mujor i seksit. Si do të jetë maji nën çarçafë
Dashi
Ai- Afërdita në shenjën tuaj do t'ju zhysë në mendime të thella. Për të marrë më të mirën në sferën seksuale duhet të prisni deri në fund të muajit. Një grua do t'ju bëjë të lini kokën pas saj.
Ajo- Është muaji i duhur për tu dashuruar pasi Afërdita do t'ju japë siguri në ndjenat tuaja. Por për të patur eksperienca seksuale duhet të prisni deri në fund të muajit. Dikush do ju bëjë të arrini kulmi e kënaqësisë.
Demi
Ai- Venusi në Dash ju jep mundësi të përparoni në një marrëdhënie. Do të jeni shumë joshës dhe do ti ofroni siguri partneres suaj.
Ajo- Edhe pse besnik këtë muaj do keni dëshirë të tradhëtoni partnerin me një person që ju tundon prej kohësh.
Binjakët
Ai-Marsi në Peshk do ju "fikë" epshin që keni për shkak të stresit ose ndonjë sëmundjeje fizike. Megjithatë, Afërdita ju tregon se ka shumë admirues që duan të kalojë një natë me ju.
Ajo- Me Venusin në Dash, do keni një dëshirë gjatë muajit për të pasur eksperienca seksuale. Por Plutoni në Bricjap do të nxjerrë në dritë ngjarje të errëta të së shkuarës.
Gaforrja
Ai- Afërdita do të sjellë keqkuptime me një person. Kjo pasi ju nuk doni të keni një marrëdhënie serioze me të, por nuk dini si t'ja thoni.
Ajo- Marsi në Peshk ju sjell situata të paharrueshme seksuale. Diferenconi historitë e një nate nga ato më seriozet dhe të rëndësishmet.
KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE
Luani
Ai- Me Venusin në Dash, mund të dashuroheni me një grua që nuk e njihnit më parë. Marsi do të jetë aleati juaj dhe do ju ndihmojë të përmbushni qëllimin që keni.
Ajo- Afërdita do ju bëjë të parezistueshëm këtë muaj. Për të përjetuar një natë të paharrueshme duhet të prisni Marsin në Dash.
Virgjëresha
Ai- Marsi këtë muaj nuk ju premton asnjë të mirë në sferën erotike. Do ndiheni të padëshiruar nga partnerja dhe aspak tërheqës për femrat e tjera që do takoni.
Ajo- Marsi në Peshk do bëjë që të zhgënjeheni nga takimet këtë muaj. Afërdita në Dash ju bën të mendoni shumë për të kaluarën.
Peshorja
Ai- Afërdita do ju vendosi në telashe përballë një vajze që ju e pëlqeni, por që nuk doni të ndërtoni diçka me të. Edhe pse e pëlqeni shumë, do ta refuzoni për të mos e lënduar atë.
Ajo- Venusi i kundërt do bëjë të humbni kohë pas një personi që nuk ka interes ndaj jush. Mos lejoni askënd të tallet me ndjenjat tuaja.
Akrepi
Ai- Me Marsin në Peshk, muaji është shumë i mirë në aspektin erotik. Do bëni që dikush të bjerë në dashuri me ty. Kujdes ditët e fundit të muajit, pasi Venusi në Dem do ju përfshijë në një skenë xhelozie.
Ajo- Marsi ju bën më erotik dhe sensual. Do të takoni një mashkull që do ju nxjerrë në pah anën më të ndjeshme tuajën.
Shigjetari
Ai- Dashuria dhe seksi janë larg njëra-tjetrës këtë muaj. Ekperienca me një grua do jetë e bukur, por nuk do zgjasë për shumë kohë, pasi nuk ka ndjenja mes jush.
Ajo- Venusi në Dash ju ndihmon të fitoni dikë për të cilën luftoni prej kohësh. Problemi qëndron se ai nuk do t'ju përmbushë seksualisht.
Bricjapi
Ai- Venusi i kundërt nuk do ju ofrojë shumë situata erotike këtë muaj. Megjithatë, një kujtim i shkuar për dikë do ju ngushëllojë në këtë periudhë.
Ajo- Mund të takoni dikë që e pëlqeni prej kohësh, por nuk duhet të keni pritshmëri për një marrëdhënie serioze. Probleme në aspektin erotik këtë muaj ju sjell dhe Afërdita në Dash.
Ujori
Ai- Afërdita në Dash do e bëjë muajin shumë erotik. Situata intriguese do ndodhin me persona të rinj që do të takoni, të cilët do jenë të magjepsur nga sharmi dhe sensualiteti juaj.
Ajo- Me Venusin në Dash do përjetoi aventura të reja pa patur shumë pritshmëri për të ardhmen.Nëse mendoni se dikush po përfiton prej jush, largohuni prej tij pasi persona të rinj do futen në jetën tuaj.
Peshqit
Ai- Marsi në shenjën tuaj ju bë energjik, erotik dhe sensual. Mos prisni që dikush t'ju afrohet, por bëjeni ju hapin e parë.
Ajo- Bëhuni gati për të përjetuar emocione intensive dhe të paharrueshme. Për ato që duan të bëjnë një fëmijë, kanë rastin më të mirë.