'U shpalla armik i popullit për faj të kunatit' Frederik Ndoci kujton periudhën më të errët të jetës

Gjatë intervistës së fundit përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone', Frederik Ndoci zbuloi disa nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Teksa kujtonte njohjen me ish-gruan e parë, e cila më vonë u nda prej tij sepse ishte lezbike, Frederik Ndoci tha se u shpall armik i popullit për faj të kunatit (vëllait të gruas).

'Zbulova më vonë që ish-gruaja kishte dërguar një letër në komitetin qendror, dhe letra kishte firmën e saj. Ne ishim të ndarë, por u takuam për herë të fundit, sepse më solli disa rroba që kisha harruar. Ajo më tha se i vinte keq për atë që kishte ndodhur por unë i thash se ishte ajo që deshi të më fuste në burg, sepse letra mbante firmën e saj. Ajo shkoi në komitetin qendror, dhe tha që letra kishte firmën e saj por nuk e kishte shkruar ajo. Zbuluam që e kishte shkruar vëllai i saj. Ai donte të më fuste në burg.' u shpreh Frederik Ndoci.

Për të ndjekur intervistën e plotë të Frederik Ndocit, i cili për here të parë tregon si zbuloi që ish-gruaja ishte lezbike dhe momentet intime me Sesilia Plasarin, klikoni linkun e mëposhtëm.