'Eurovizioni kërkon lekë për të ngjitur Shqipërinë në kategori' Çudit Frederik Ndoci

Frederik Ndoci, i ftuar së fundmi në emisionin e moderatores Ester Bylyku, 'Glamour Zone' në TV ORA, reagoi për kriteret e Eurovizion që një vend të ngjitet në kategori, konkretisht Shqipëria.

Frederik Ndoci, tha se gjatë kohës që ai konkurroi, i kërkuan 50 mijë dollarë që Shqipëria të renditej në vend të pestë.

Këngëtari i mirënjohur shkodran gjithashtu shpjegoi se Eurovizion dhe çdo vend pjesëmarrës funksionon me sponsorizim.

Kjo deklaratë vjen pak ditë përpara momentit të vështirë të Ronela Hajatit në Eurovizion, fotot e të cilës u fshinë nga Instagrami Eurovizion sepse u cilësuan si provokuese.

Për të ndjekur intervistën e plotë të Frederik Ndocit, i cili për here të parë tregon si zbuloi që ish-gruaja ishte lezbike dhe momentet intime me Sesilia Plasarin, klikoni linkun e mëposhëm.