Elon Musk shet 4 miliard dollarë aksione të Tesla-s për të blerë Twitter

Shefi ekzekutiv i Tesla-s Elon Musk ka shitur gati 4 miliard dollarë (3.2 miliard paund) të aksioneve të kompanisë.
"Nuk kam në plan të shes aksione të tjera të Teslas", tha Musk në llogarinë e tij në Twitter.
Të dhënat nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë treguan se Musk kishte shitur 4.4 milion dollarë të aksioneve të Tesla-s të martën dhe të mërkurën.
Aksionet e kompanisë ranë ndjeshëm këtë javë pas shqetësimit se pagesa për blerjen e Twitter do të bëhej nga shitja e aksioneve të kompanisë së makinave elektrike.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Deri më tani nuk ka një deklaratë të Musk apo të autoriteteve rregullatorë mbi këtë shitje, pavarësisht se një gjë e tillë ishte "parashikuar" në rrjet që pas blerjes së Twitter-it, shkruan BBC, raporton Ora News.
Coca-cola me kokainë
Edhe dje themeluesi i Tesla-s dhe Space X, Elon Musk ka bërë zhurmë në rrjet. Në një komunikim me ndjekësit e tij në Twitter ai tha se do të blinte gjigandin e pijeve Coca Cola. Me këtë blerje Musk theksoi se do të rikthente një prej përbërësve të recetës origjinale të pijes: kokainën. Sigurisht një deklaratë e tillë erdhi në kuadrin e shakasë mirëpo në rrjet bëri jo pak zhurmë.
Madje një ndjekës i shkroi "Riktheje sërisht!" duke e shoqëruar me foton e një prej shisheve të para të Coca Colës të shitura në 1894.
Coca Cola origjinale veç shurupit aromatik të sheqerit, acidit citrik, arrëmushkut, vaniljes dhe vajit kinez të kanellës, ka patur një sasi pluhuri arre cola (për t'i dhënë asaj një sasi kafeine) dhe 3.5 miligram kokainë - një përbërës që ishte në pije derisa kompania mori vendimin për ta hequr në 1903.Kompania gjithasht përgjysmoi sasinë e kafeinës pas mungesës së pluhurit të arrës së colas.
Në vijim të shakasë sipërmarrësi miliarder u shpreh :"Unë mund të bëjë mrekullira"

