Marinelës nuk i del inati: Xhensila, Roberti dhe Zhaklin s’janë niveli im, kjo e fundit donte të më sfidonte, por doli poshtë meje!
E ftuar në D-Night në një intervistë ekskluzive si asnjëherë më parë që mund ta keni parë Marinelën, ajo foli më shumë rreth “Love Story”.
Me kokën pas dhe në disa momente shumë e pakënaqur përpos konkurrentëve që e theksoi disa herë të cilët nuk ishin niveli i saj, Marinela ka dy fjalë edhe për jurinë e opinionistët.
“Nuk janë në nivelin tim dhe Zhaklin Lekatari theu etikën në komunikim, Pra ti nuk je e martuar që të më japësh mua një mendim të saktë se ke kaluar një martesë” kështu e përshkroi Marinela jurinë e opinionistëve.
Dajana: Nuk ishin nivelin tim e ke vetëm për ata vajza që ishin me ty dhe ata që ishin për t’i ngacmuar ju apo edhe për jurinë e opinionistët?
Marinela: Edhe për opinionistët…vetëm për Bleonën mund të them dhe ajo vinte goxha e përgatitur. Nuk e njoh Bleonën se çfarë përgatitje ka jashtë kamerave, por aty dukeshe e përgatitur. Ndërsa opinionistet e tjera që ishin aty tek pasditja, jo nuk ishin niveli im absolutisht, madje unë pata shumë konflikte me to.
Kur i thashë madje edhe po e përmend Zhaklinën i thashë që ti ke thyer etikën në komunikim këtu dhe etikën në profesion sepse ti nuk je duke argumentuar një marrëdhënie të shëndetshme martesore sepse ti nuk e di.
Pra ti nuk je e martuar që të më japësh mua një mendim të saktë se ke kaluar një martesë, apo ke përjetuar një lidhje të gjatë që të më japësh mua një mendim të saktë sesi mund të jetë një marrëdhënie e shëndetshme.
Unë e kuptoja atë që ajo aty me mua po përballeshe dhe po dilte më poshtë meje dhe për këtë arsye ajo tentonte të më sfidonte, por nuk ia doli dot dhe doli poshtë meje.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

