Zgjedhja e presidentit, Braimllari: Rama po tërheqë vëmendjen nga incineratorët dhe skandalet e qeverisjes
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, është shprehur se në Koventën Kombëtare të LSI-së që do të mbahet më 25 korrik do të merren vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështje të brendshme të partisë.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Braimllari u shpreh se ajo që është e rëndësishme është ridimensionimi i opozitës, në mënyrë që kjo e fundit të vendoset përballë mazhorancës.
Endrit Braimllari: Në Koventën Kombëtare të LSI do të merren disa vendime shumë të rëndësishme që ka të bëjë me çështjet e brendshme të LSI-së, por edhe me strukturat për zgjedhjet vendore të 2023. Ajo që përbën thelbin e gjithçkaje është redimensionimi i opozitës për të bërë një opozutë që vendoset përballë mazhorancës
25 prilli nxori në pah funksionimin e vërtetë të opozitës. Është e qartë që Basha ka qenë në një marrëdhënie të drejtpërdrejt me Ramën për interesa personal dhe shiti kauzën, dhe 25 prillin. Ka ardhur momenti i një ridimensionimi të opozitës për ta vendosur përballë regjimit.
Teksa është pyetur nëse Meta do të rikthehet sërish në LSI, ai tha se Presidenti ka dhënë ka qenë një kontribues i kësaj partie ndërsa shtoi se ka pasur një rol të jazhtëzakonshëm në politikën shqiptare.
Endrit Braimllari: Meta e ka bërë vet të qartë qëndimin e tij se ai do të konsultohet me qytetarët, anë e mbanë vendit. Meta është themelues i LSI-së, dhe ka një rol të jashtëzakonshëm në krijimin e LSI dhe futjen e një mentaliteti të ri në politikën shqiptare. Metën e përkrahin të rinjtë. Ndaj është i padiskutueshëm roli i tij në politikën shqiptare dhe në opozitë.
Ndërkohë ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se Edi Rama me artikulimet e tij, kërkon që të largojë vëmendjen nga çështja e incineratorëve.
Më tej theksoi se Kryeministri e ka në kokë emrin e kreut të ri të shtetit.
Endrit Braimllari: Artikulimi i Ramës jo pa qëllim është në atë lloj mënyre për të tërhequr vëmendjen nga çështja e ncineratorëve. Ka dy tre janë që nuk po diskutohet për një çështje të tillë. E gjithë vëmendja është te artikulimet publike të Ramës që e vendos median në atë pozicion që shkon në bazë të komunikimit të tij. I gjihë ky përdorim i institucionit të presidentit, në gjykimin tim, ka të bëjë me tërheqjen e skandaleve të qeverisë përfshirë edhe incineratorët.
Është një emër i paracaktuar dhe këtë Rama e ka përcaktuar edhe me ndryshimet kushtetuese të 2008.
Braimllari u shpreh ndër të tjera se vendi ka vetëm një opozitë, ajo që fitoi Bashkinë e Shkodrës në 6 mars.

