Ju flet Moska - A e di stacioni i CIA në Tiranë si doli sharja ruse "çeçen" në Shqipëri?
A e di stacioni i CIA në Tiranë si doli sharja ruse "çeçen" në Shqipëri? Ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” në RTV Ora., nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Fjala malok është një sharje në shqip që i prek të gjithë. Ndërsa fjala çeçen është një sharje që bëhet që t’i nxisë shqiptarët e jugut dhe Shqipërisë së mesme si rusë.
Kjo është një sharje ruse ndaj çeçenëve. Ata u ngritën në luftë dhe kërkonin pavarësi ndaj Rusisë, si një republikë autonome.
Tani një shqiptaro-verior mund të ishte fajtor që kishte zënë një tokë që nuk i takonte apo se nuk paguante dritat, por t’i thuash çeçen do të thotë ta shohësh me syrin e rusëve.
Meqë socialistë ti quanin çeçenë veriorët, atëherë i bie se ata ishin rusët e Shqipërisë. E bëjnë këtë sepse janë pasardhësit e partisë së krijuar nga rusët.
PS e përdor akoma këtë gjë dhe veriorët e i quajnë çeçenë akoma. Ulsi Manja dhe Mimi Kodheli janë çeçenë për ata.
Ndërkohë që ka edhe çeçenë të mirë që duhet për t’i shërbyer. Janë ata që i quajtën shqiptarët të tillë pas viteve ’90, pra u nxorën nga socialistët.
