Një qiri për muajin e tretë të luftës, Putin shfaqet në meshën e Pashkës në Katedralen e Moskës
Mesnatën e kaluar presidenti Vladimir Putin ka marrë pjesë në meshën e ringjalljes së Krishtit në katedralen e Moskës. Me një qiri në dorë dhe me mbështetjen e patriarkut ortodoks Kirill, Putin dhe Rusia shënuan fillimin e muajit të tretë të luftës në Ukrainë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mori pjesë mesnatën e kaluar në meshën e Ringjalljes së Krishtit në katedralen Ortodokse të Moskës.
Me patriarkun Kirill të Moskës, i cili nuk dënon sulmin ndaj Ukrainës, presidenti Putin ndezi qiriun për hyrjen në muajin e tretë të luftës.
Presidenti u shfaq i veshur me kostum blu të errët dhe kravatë vjollcë të errët duke mbajtur në dorë një qiri të kuq.
Udhëheqësi rus bëri kryqin disa herë gjatë ceremonisë dhe iu bashkua përgjigjes së anëtarëve të tjerë ‘Vërtet u ngjall’, ndërsa patriarku Kirill shpallte ‘Krishti u ngjall’!
Kirilli i Moskës u lut gjatë meshës për përfundimin sa më shpejt të konfliktit në Ukrainë, megjithëse nuk e dënoi atë.
Deklaratat e tij mbështesin sulmin e Ukrainës, e cila është konsideruar një akt agresioni nga Kievi dhe vendet e tjera perëndimore.
