Tetë të vrarë nga bombardimet ruse në Luhansk, mes tyre dy gra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2022, 09:19
Tetë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, tha kreu rajonal Serhiy Haidai.
Në një postim në Telegram, ai shkruan se gjashtë persona vdiqën kur qytetet Hirske dhe Zolote u bombarduan të shtunën, 23 prill.
Ndërsa dy gra u gjetën të vdekura nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna, i cili u godit disa ditë më parë.
Haidai thotë gjithashtu se një zyrë policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se tani ishte duke e përqendruar operacionin e saj ushtarak në kapjen e Luhanskut dhe rajoneve fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.
