Majmuni merimangë me shenjën e 'Batman' lind në kopshtin zoologjik të Floridës
"Batman është rikthyer" në një kopsht zoologjik në Florida.
Kopshti Zoologjik Brevard në Melburn, Florida, njoftoi lindjen e një "majmuni merimangë".
Por nuk është në të vërtetë një majmun merimangë, i porsalinduri ka një shenjë unike në formën e simbolit "Batman" në hundë.
Foshnja e veçantë lindi nga femra 31-vjeçare Rochelle dhe mashkulli 25-vjeçar Shooter më 15 prill.
“I riu po ecën mirë, duke u mbajtur fort pas mamit dhe duke u ushqyer me sukses”, shkruan kopshti zoologjik.
Ende nuk dihet seksi i majmunit të ri. Kopshti zoologjik vuri në dukje se Rochelle është një nënë me përvojë.
Majmunët e zinj merimangë, të gjetur në të gjithë Amerikën jug-lindore, klasifikohen si "të prekshëm" ndaj zhdukjes, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra.
Popullsia e tyre ka rënë për shkak të shkatërrimit të pyjeve tropikale dhe gjuetisë.
