Vepronte në Kosovë e Shqipëri, shkatërrohet grupi kriminal i drogës, sekuestrohen mbi 56 kg marijuanë

Policia e Kosovës ka goditur këtë të mërkurë një grup kriminal i cili bashkëvepronte në Shqipëri dhe Kosovë.

Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në Fushë Kosovë.

Në pranga kanë rënë pesë persona ndërsa janë sekuestruar mbi 56 kg marijuanë.

"Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës" njoftoi policia.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen "Uglar" të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari i parë S.B, i cili drejtonte një veturë të tipit "Mercedes", me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës.

Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë B.R, me veturën e tij po ashtu të tipit "Mercedes", i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë N.M, me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej në fshatin Vaganicë.

Bazuar në planet taktike të hetuesve policorë të DHTN-se dhe njësiteve policore, të njejtit kanë reaguar duke i arrestuar të dyshuarit në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit të dytë dhe të tretit i cili gjendej në garazh, janë zbuluar po ashtu bunker të modifikuar.

Si vazhdimësi e kontrollit dhe bastisjes së automjeteve (të tria të tipit Mercedes), dy prej tyre me targa të Shqipërisë, një me targa vendore si dhe bastisjes së shtëpisë, janë arrestuar edhe personi i katërt dhe i pestë, të dy me inicialet A.M.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:

-56 kg 81 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë,

-3 vetura të tipit "Mercedes", dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë,

-7 telefona celular,

-10507 euro si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë.

Me vendim mbi ndalimin e personave, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari i fundit vazhdon në procedurë të rregullt.

Operacioni i sotëm pason atë të një dite më parë në Mitrovicën e Veriut ku u arrestuan 4 persona dhe u zbulua një laborator për kultivimin e drogës.

Vepronte në Kosovë e Shqipëri, shkatërrohet grupi kriminal iVepronte në Kosovë e Shqipëri, shkatërrohet grupi kriminal iVepronte në Kosovë e Shqipëri, shkatërrohet grupi kriminal i