Francezët të zhgënjyer me Macron, qytetarët: Presidenti është mashtrues, ka shkatërruar gjithçka
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit në Francë mes Makron dhe Le Pen pritet të jetë i ngushtë. Këtë e thonë edhe disa qytetarë francezë, kryesisht me bindje të majta të cilët edhe pse nuk e pëlqejnë Le Pen, nuk kanë ndërmend t’i japin një mandat të dytë presidentit.
As Emanuel Macron dhe as Marine Le Pen nuk inspirojnë votuesit në ish-rajonin e industrializuar të minierave, tashmë i rrënuar nga varfëria.
Shumë nga qytetarët e majtë thonë se do të refuzojnë të votojnë presidentin Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, nuk do të votojnë fare, do e lënë fletën bosh, ose do të votojnë për rivalen e tij Marine Le Pen.
"Makron është një gënjeshtar dhe një manipulator. Ai i merr njerëzit për budallenj, ndërsa sa për Le Pen nuk është zgjedhja ime për të votuar për të djathtën ekstreme."
" Makron masakroi Kodin e Punës, ai shkatërroi gjithçka përfshirë sistemin shëndetësor e kështu me radhë. Duhet ta ndalim! "
"Nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëkur Makron erdhi në pushtet. Mendoj se Le Pen mund të bëjë më mirë në situatën aktuale për t’i çuar gjërat përpara dhe ndoshta ka një të ardhme më të mirë."
Lideren e së djathtës ekstreme e cila është më pranë fitores se në 2017 kundrejt rivalit të saj Makron, mesa duket e përndjek ideologjia e saj e partisë, e djathtë ekstreme.
"Çfarë më frikëson mua për Marine Le Pen është pak nga të gjitha. Dhe gjithsesi, unë jam kundër çdo gjëje që është ekstremiste dhe veçanërisht kundër fashizmit, sepse unë jam me origjinë italiane. Babai im luftoi kundër fashizmit, kështu që nuk mundem të votoj për Marine Le Pen."
Francezët do t’u drejtohen të dielën kutive të votimit për të votuar dy kandidatët më të votuar nga zgjedhjet e 10 prillit, pra presidentin aktual Emmanuel Macron dhe partinë e tij liberale dhe liderin e së djathtës ekstreme Marine Le Pen.