Ukraina bie dakord me Rusinë për krijimin e korridorit humanitar në Mariupol

Ukraina ka arritur një marrëveshje paraprake me forcat ruse për një korridor humanitar për civilët në qytetin e rrethuar të Mariuploit, tha zëvendës kryeministrja e Ukrainës.

Iryna Vereshchuk shkroi në rrjetet sociale: Ne arritëm një marrëveshje paraprake për korridorin humanitar për gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

"Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Mariupol, këtu do të fokusojmë përpjekjet tona sot."

Një marrëveshje e mëparshme për të krijuar një korridor humanitar për civilët që të largoheshin nga Mariupoli nuk u respektua më 5 mars dhe që atëherë përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor  të sigurt kanë dështuar.

Vereshchuk tha se përpjekja për evakuim sot do të fillonte në orën 14:00.

"Duke pasur parasysh situatën shumë të vështirë të sigurisë, gjatë aksionit të korridorit mund të ndodhin ndryshime. Prandaj ju lutemi ndiqni mesazhet zyrtare përkatëse", shkroi ajo.

Dje, ministria ruse e Mbrojtjes u citua nga agjencia e lajmeve Reuters se kishte njoftuar një armëpushim në zonën përreth punimeve të çelikut dhe hekurit Azovstal.

Trupat ruse do të respektojnë armëpushimin ndërsa propozimi hyn në  fuqi në orën 14:00 me orën e Moskës më 20 prill, shtoi ministria, shkruan Sky News.