Zelensky: Lufta do kishte mbaruar nëse do kishim armë më të mira
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një video-mesazh drejtuar popullit të tij tha se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mira "të krahasueshme me ato që përdor Rusia, lufta do të kishte përfunduar."
"Në të gjitha bisedimet dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh", tha Zelensky.
Ai tha se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që i duhen Ukrainës, "është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve".
Ai shtoi më tej se nëse vendi i tiij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetët e mijëra njerëzve.
Zelensky konfirmoi se intensiteti i të shtënave ruse në Kharkiv në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur, madje duke synuar edhe strukturat civile.
"Fati i dhjetëra-mijëra banorëve të Mariupolit që u zhvendosën ën territoret e kontrolluara nga Rusia nuk dihet", tha Zalensky.
