Guvernatori ukrainas: “Orkët” rusë kanë pushtuar qytetin lindor të Ukrainës, Kreminna
“Orkët” rusë kanë marrë nën kontroll qytetin lindor të Ukrainës, Kreminna, tha në një konferencë të martën Serhii Haidai, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhansk.
“Kremina është nën kontrollin e 'orkëve'. Ata kanë hyrë në qytet”, tha Haidai.
Fjala "orc" i referohet racës së elfëve të shndërruar të J.R.R. Tolkien në librin dhe filmin "Zoti i unazave" dhe është një term nënçmues i përdorur zakonisht në Ukrainë për të përshkruar ushtrinë ruse.
Haidai shtoi se trupat ishin tërhequr nga qyteti dhe kishin zënë pozicione të reja.
“Evakuimi i civilëve vazhdon ndërsa Rusia sulmon nga nga të gjitha drejtimet me bombardime masive në të gjitha linjat mbrojtëse", sipas guvernatorit ushtarak.
Ai vlerëson se rreth 350,000 njerëz jetonin në rajon përpara se të vihej nën kontrollin rus. Ai beson se vetëm rreth 70,000 kanë mbetur tashmë.
"Ata ose janë larguar vetë ose me ndihmën e vullnetarëve ose organizatave fetare... Ata do të shkojnë në perëndim të Ukrainës," tha Haidai.
Lidhur me numrin e vdekjeve të civilëve, Haidai tha se ishte e pamundur të jepej një numër.
