Shqiptarët i bëjnë "zbor" policisë në Itali, ndjekje nëpër rrugica. Arrestohen në bodrum

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali për veprën penale "tentativë grabitje dhe vjedhje banese."

Operacioni i karabinierëve u zhvillua mbrëmjen e djeshme, 19 prill rreh orës 21.45 pas denoncimit për vjedhje në zonën e stadiumit, në via Puccini.

Policët kanë vërejtur tre të dyshuar të cilët janë larguar me vrap sapo kanë parë makinën e patrullës.

Karabineirët u ndanë nëpër rrugica në përpjekje për të rrethuar hajdutët, ndërsa kërkuan ndihmë  për sigurimin më të mirë të zonës duke përfshirë Sallën Operacionale të Komisariatit të Policisë.

Në këtë rast ka ndërhyrë edhe personeli i stacionit të Karabinierëve të Parma, Oltretorrente dhe skuadrat e policisë së Policisë së Shtetit.

Të tre djemtë kanë vazhduar të vrapojnë. Duke përfunduar në një shtëpi e cila ishte në ndërtim e sipër, ata u fshehën në bodrum.

Mediet italiane shkruajnë se policia i gjeti dhe i arrestoi aty.

Të tre kishin makina të parkuara me targa të huaja matanë rrugës, dhe 11 gramë hash për përdorim vetjak. Të arrestuarit janë tre shqiptarë, një 19-vjeçar, një 23-vjeçar dhe një 29-vjeçar.

Dy prej tyre kanë precedentë të mëparshëm penalë.