Lufta në Ukrainë, Biden: Rusia të paguajë kosto të rënda ekonomike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2022, 22:52
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka paralajmëruar se do të vendosin sërish sanksione të reja ndaj Rusisë, pas sulmit në Ukrainë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Biden është shprehur se do të ta ndihmojnë Ukrainën në luftë kundër Rusisë.
"Këtë mëngjes pata një takim online me partnerët tanë për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën përballë agresionit rus. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë ndihmën tonë dhe t'i imponojmë Moskës kosto të rënda ekonomike”, shkroi Biden pas bisedës me aleatët për Ukrainën.
