Shefi i Këshillit të BE-së, Charles Michel viziton papritur Kievin

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel ka vizituar papritur Ukrainën dhe ka mbërritur në Kiev.

"Sot në Kiev. Në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike",shkroi Michel në llogarinë e tij në Twitter, shoqëruar me një foto të bërë në një stacion treni.

Udhëtimi pason atë të Ursula von der Leyen në fillim të këtij muaji për të treguar mbështetjen për kombin që lufton pushtimin rus.