Tragjike, Ronaldo dhe Georgina humbasin djalin. Portugezi i tronditur jep lajmin
Cristiano Ronaldo humbet djalin dhe ky është një lajm tragjik për familjen e luzitanit që priste të vinin në jetë binjakët nga e fejuara Georgina. Njoftimin e bën të ditur vetë CR7 në një postim në Instagram ku preferon ta jape vetë personalisht lajmin tronditës.
“Me dhimbje të madhe njoftojmë se djali jonë ndërroi jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë një prind por lindja e vajzës na jep forcë për ta kaluar këtë moment me disa doza lumturie. Falënderojmë gjithë doktorët dhe infermieret për përkushtimin e treguar. Jemi të tronditur prandaj kërkojmë pak privatësi në këtë periudhë të vështirë. Djali jonë, ti je ëngjëlli jonë dhe ne do të të duam përherë”.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se gjendja e vajzës është e qëndrueshme dhe mjekët kanë arritur ta mbajnë në jetë gjë të cilën nuk arritën ta bënin me djalin e vogël që tashmë do të jetë një kujtim i hidhur për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij. Ronaldo ka një djalë nga një nënë ende e panjohur i cili quhet Cristiano jr. , binjakët Eva dhe Mateo të lindur në vitin 2017 dhe një vajzë të quajtur Alana Martina me të fejuarën aktuale, e cila ka lindur po në vitin 2017.

Nuk dihen ende shumë detaje nga ngjarja tragjike por vetëm pak ditë më parë Georgina në një intervistë bëri me dije se shtatëzania po ecte mirë dhe nuj kishte pasur shqetësime të mëdha por mesa duket, gjatë orëve të fundit gjendja u komplikua dhe mjekët u detyruan të bëjnë një ndërhyrje urgjente.
