Gavi, talenti që po çmend gjysmën e Europës dhe Barcelona rrezikon ta humbasë

Kjo verë do të jetë shumë e nxehtë, veçanërisht në Barcelonë ku një emër në veçanti po ngjall shumë interes. 17-vjeçari Gavi i rritur në “La Massia” ka një kontratë që e lidh deri në vitin 2023 dhe për momentin bisedimet për rinovimin janë ngrirë.

Nga kjo situatë po përfitojnë klubet e mëdha të cilët sigurisht që kanë emisarët e tyre në Barcelonë. Liverpool është klubi i radhës që beson se talenti katalanas do ta ndihmonte shumë ekipin e Klopp që synon të hedhë themelet e së ardhmes. Pavarësisht faktit se edhe Bayern Munchen po ushtron shumë presion, “The Reds” kanë bërë përpara me ofertën e tyre duke i propozuar Barcelonës 41 mln. Pound që në fakt është edhe klauzola e largimit të mesfushorit.

Lojtari e ka pranuar Barcelonën në të ardhmen e  tij por ka kërkuar gjithashtu vlerësim më të madh nga klubi, prandaj kjo situatë mund të bëhet e rrezikshme për katalanasit të cilët nuk e kanë luksin ta humbasin një talent të tillë që po joshet në distancë edhe nga PSG, klub i gatshëm t’i ofrojë një pagë sheikësh. Gjatë këtij sezoni, Gavi ka luajtur në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke realizuar edhe dy gola e gjashtë asiste.