6 vite pa asnjë ndeshje të humbur, rekord absolut në La Liga për sulmuesin bask
Nëse të gjithë lojtarët do të ishin të fortë fizikisht si sulmuesi i Athletic Bilbao, Inaki Williams, atëherë mjekët e skuadrave do të kishin ngelur pa punë. 227 ndeshje rresht në La Liga, 6 vitet e fundit bomberi nuk ka munguar në asnjë takim të Primera Division, rekord absolut për një lojtar në këtë kampionat.
Që prej 20 prillit 2016, Williams nuk ka humbur asnjë sfidë, ndërsa në muajin tetor 2020 vendosi rekordin me 202 ndeshje duke zbritur në vend të dytë një tjetër bask, Andoni Larrañaga.

Asnjë dëmtim dhe asnjë karton i kuq e shumë pak të verdhë për lojtarin me ngjyrë që prej 6 vitesh është kthyer në pikë referimi për sulmin e skuadrës nga Bilbao. Ai është një lojtar shumë korrekt në fushën e lojës por për të arritur rekordin botëror, duhet të bëjë më shumë pasi vendi i parë mbahet nga gjermani Sepp Maier me 442 ndeshje.

