"Agron Llakaj e hoqi nga puna pa e lajmëruar", Eriselda Shllaku: Ju duka e shtrenjtë. S’përballonte dot shpenzimet e mia

Eriselda Shllaku, aktorja e njohur shqiptare e telekomedive në vitet 2000, ka qenë një nga të ftuarit e #Expuls mbrëmjen e kësaj të shtune në RTV Ora me Ronaldo Sharka.

Ajo ka sqaruar dhe largimin nga puna, pa lajërmuar nga moderatori dhe aktori i humorit Agron Llakaj.

Shllaku u shpreh se arsyeja që i kanë dhënë për largimin nga puna ka qenë mungesa e fondeve.

Eriselda Shllaku: Po më ka hequr nga puna pa paralajmërim. Pas deklaratës nuk më ka kontaktuar . Realiteti është ashtu sikur e thashë. Një ditë të bukur, më erdhi një mesazh nga asistentja e Gonit dhe më tha se nuk je më pjesë e Al Pazar, për mungesë fondesh. Shkova nesër të flisja me Gonin dhe me qetësinë më të madhe më tha për mungesë fondesh nuk do jesh më. Për Gonin ndoshta isha e shtrejntë, s’përballonte dot shpenzimet e mia.