Shpërthime në Kiev, ndërsa Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e Mariupolit
Rusia ka intensifikuar sulmin mbi Ukrainë duke synuar tashmë pushtimin e shpejtë. Shpërthimet e bombave janë dëgjuar sërish në Kiev këtë të dielë ndërsa sirenat e alarmit janë dëgjuar për gjatë gjithë natës.
Banorët e mbetur ende në kryeqytet kanë qëndruar në strehimet nëntokësore për tu shpëtuar sulmeve.
Këto raportime vijnë një ditë pasi forcat ruse rinisën sulmet ajrore në Kiev dhe intensifikuan granatimet në Harkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.
Ekspertët shprehen se strategjia e ushtrisë së Moskës është dëmtimi i mbrojtjes së Ukrainës. Pas kësaj pritet nisja e një sulmi në shkallë të plotë në lindje të vendit.
Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se të paktën tre persona kanë mbetur viktimë nga shpërthimet dhe 34 të tjerë u plagosën më 16 prill.
Ai udhëzoi banorët e këtij qyteti, që gjendet në verilindje të Ukrainës, që janë larguar më herët që të mos kthehen.
Ndërkaq, Moska ka pretenduar se ka marrë kontrollin e qytetit të rrethuar të Mariupolit, pas disa javësh luftime.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 16 prill është rrethuar fabrika e çelikut Azovstal, ndërsa ka kërkuar që ushtarët e mbetur në Mariupol të dorëzohen.
Nga ana tjetër në një intervistë të publikuar më 16 prill në Ukrayinska Pravda, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se eliminimi i trupave të Ukrainës dhe popullsisë në Mariupol do t’i jepte fund çdo negociate.
“Kjo do të sjellë një bllokadë, pasi ne nuk negociojmë as për territoret tona dhe as për njerëzit tanë”, shtoi ai.
Mariupoli është qyteti më i goditur nga bombardimet dhe luftimet qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
????????❌???????????? — Air raid sirens reported a time ago in Lviv/Lvov, as well explosions on the Western Ukraine city pic.twitter.com/xKVkSKmXwA
— g.c-5y82 (@5y82C) April 16, 2022
