Dhunimi me leva i kancelarit të gjykatës së Elbasanit, identifikohet njëri prej autorëve

Është identifikuar njëri prej autorëve, i cili në bashkëpunim me disa ë tjerë dyshohet se dhunuan kancelarin Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqin një javë më parë, 10 prill 2022.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin U. G., 24 vjeç, banues në Elbasan

“Në lidhje me ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022, ku bëhet fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasi L. S., 51 vjeç, ju bëjmë me dije se është identifikuar njëri prej bashkëpunëtorëve të dyshuar të ngjarjes është shtetasi U. G., 24 vjeç, banues në Elbasan.”- njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, indentifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.