Me xhama të zinj dhe targa të vjedhura/ Ora News siguron foton e makinës që qëlloi ndaj Orlando Paplekajt

Ky mjet Golf 5 ngjyrë gri është përdorur nga autorët të cilët sulmuan me armë zjarri Orlando Paplekajn një ditë më parë në rrugën Xhafzotaj-Shijak.

Hetuesit kanë zbuluar së makina e dyshuar e përdorur në ngjarje rezultonte me targa të vjedhura. Burimet bëjnë me dije se ato ishin vjedhur në Tiranë.

Fotoja e siguruar nga OraNeës është pikasur nga një kamerë sigurie 1 km larg vendit ku ndodhi atentati.

Orlando Paplekaj ka deklaruar se nuk i ka parë personat që e kanë qëlluar, por vetëm ka parë që makina e ka ndjekur për disa minuta.

Prokuroria dhe policia ende nuk kanë një pistë konkrete. Hetimet po lidhën me punën që babai i Orlandos, Prel Paplekaj ka si punonjës i policisë së burgjeve.

Po ashtu po verifikohen edhe për ndonjë konflikt të çastit.

Me xhama të zinj dhe targa të vjedhura/ Ora News siguron foton e
Golf 5 i përdorur nga autorët të cilët sulmuan me armë zjarri Orlando Paplekajn
Me xhama të zinj dhe targa të vjedhura/ Ora News siguron foton e
Orlando Paplekaj