Besimtarët katolikë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit: Lutemi për shëndet, shpresojmë të përfundojë lufta në Ukrainë
Besimtarët katolikë kremtuan të dielën Pashkët. Në ditën e ringjalljes së Krishtit u lutën për shëndet e të mira në jetët e tyre. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Dioqezës Tiranë Durrës tha se shoqëria duhet të fokusohet te vlerat teksa rikthehu në katedralen e Shën Palit pritjet me përfaqësuesit e politikës që paraardhësi i tij, Imzot George Frendo, i kishte ndaluar.
Pëllumbi është myslyman, edhe pse në muajin e shenjtë të Ramazanit shkoi në kishë për të respektuar besimin e bashkëshortes italiane Elenës, e cila është katolike.
“Kërkoj paqe në familje dhe në botë”
Besimi në fe të ndryshme nuk ka sjellë kurrfarë pengese në marrëdhënien e tyre.
“Çdo festë e festojmë bashkë, edhe unë edhe familja.”
Të dielën katolikët kremtuan Pashkën.
Kujtuan ringjalljen e Krishtit dhe u lutën për të mira e bekime në jetët e tyre.
“Ju uroj të gjithë të mirat, gjithë shqiptarëve pa dallim feje. O Zot qoftë një vit i mbarë dhe i mirë. Mos pastë më sëmundje në këtë vend.
“Lutemi për harmoni e besim”.
Shpresojnë për ditë të qeta e paqe shpirtërore
“Harmoni dhe qetësi shpirtërore për të gjithë.”
Lutje edhe për Ukrainën, me dëshirën që lufta atje të përfundojë shpejt.
“Shpresojmë që paqja, të ringjallë vlerat në botë, të ketë paqe në botë dhe të pushojë sa më shpejt lufta.”
“Do Zoti mabron lufta. Lutemi për Ukrainën.”
Ndryshe nga paraardhësi i tij, Arqipeshkvi i Arqidioqezes Metropolitane Tirane -Durrës, imzot Arjan Dodaj, hapi dyert e Katedrales për përfaqësuesit e politikës.
Imzot Dodaj tha se shoqëria duhet t`i rikthehet vlerave ndërsa politikës i kërkoi të jetë më e vëmendshme ndaj zërit të komuniteteve fetare.
“Ku cenohet drejtësia dhe paqja aty ay është lufta, midis së keqes kundër së mirës dhe pasojat e saj i paguajnë shtresat më të varfra dhe të pambrojtura.”
E pranishme në pritjen e organizuar nga Arqipeshkëvi ishte Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Juri Kim si dhe përfaqësues të trupit diplomatik e komuniteteve fetare.

