Mbyllet procesi zgjedhor i PD-së në disa qytete, zgjidhen kryetarët e degëve

Është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen kryetarit të PD, në disa qytete të Shqipërisë.

Ora News, mëson se procesi është mbyllur në Gjirokastër, ku pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD u shpall Eris Shehaj me 53% të votave.

Eri Shehaj  ka marrë 348 vota

Daniel Sino ka marrë  268 vota

Permeti Alson Lipe, ka marrë 174 vota

Kiara Mamushi ka marrë 35 vota

Tepelene Malo Sadikaj ka marrë 107 vota

Vullnet Xhelili ka marrë 46 vota.

Procesi i votimit dhe numërimit është mbyllur dhe në Përmet ku kryetar i PD-së është zgjedhur Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave. 

Po ashtu procesi zgjedhor ka përdunduar edhe në Tepelenë ku pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Tepelenë u shpall Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave

Zgjedhjet janë mbyllur edhe në  Memaliaj ku kryetar i PD dega Memaliaj u shpall  Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave. 

Dega 13, Tiranë, ku kryetar u shpall Arsen Kujtim Valisi me 61% të votave.

Cërrik, ku kryetare u shpall Nadire Aqif Asllani me 78% të votave.

Patos ku kryetar i PD-se, u shpall Shezaim Ramadan Ymeraj me 69% të votave.