Besimtarët katolikë kremtojnë 'Ringjalljen e Krishtit', Imzot Arjan Dodaj flet për RTV Ora: Shoqëria ndodhet në udhëkryq
Besimtarët katolikë kremtuan të dielën Pashkët. Në ditën e ringjalljes së Krishtit u lutën për shëndet e të mira në jetët e tyre.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Dioqezës Tiranë Durrës, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Besmira Pelushaj, u shpreh se shqiptarët akoma nuk kanë dalë nga sfidat, ndërsa theksoi se njerëzit tani janë bërë skllevër të vetvetes.
Pjesë nga intervista:
Besmira Pelushaj: Kjo është Pashka e parë për ju në krye të Kishës Katolike, si e keni kremtuar?
Imzot Arjan Doda: Ndjej një përgjegjësi të madhe, por Kisha është e Krishtit, dhe ai na fton që të futemi në misterin më të madh që është misteri i jetës. Jeta e mund vdekjen.
Besmira Pelushaj: Si janë përgatitur festime?
Imzot Arjan Doda: Festimet e kësaj jave të madhe, janë të paraprira nga 40 ditë, që janë 40 ditët e Jezusit, në shkretëtirë, ku ballafaqohet me shpirtin e keq, me armikun e njeriut, me armikun e jetës. Kemi vënë rënë se këto 40 ditë shkojnë në një formë paralelizmi dhe dramën që ka përjetuar bota.
Besmira Pelushaj: Me çfarë sfidash përballen qytetarët shqiptarë, a I janë larguar besimit në zot, duke u orientuar më shumë drejt materializimit?
Imzot Arjan Doda: Etërit e Kishës thonë “Beteja është jeta e njeriut”. Kam përshtypjen se shqiptarët nuk kanë dalë akoma nga sfidat. Sot kemi dramën e brendshme të njeriut që ndonëse i ka të gjitha liritë, është bërë skllav i vetvetes. Këtu del në pah mesazhi i krishtit, po nuk na liroi Krishti nga veset tona, nga skllavëria e mëkatit, nga veset që shtohen në kontekstin social, duke u bërë grupe të ndryshme për interesa përkatëse, dhe jo për të mirën e përbashkët është një sfidë e madhe. Sfida e çdo njeriu është me të keqen brenda vetes.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë

