Ilva Tare merr detyrën e re në Washington

Gazetarja e njohur Ilva Tare, e cila po jeton në SHBA prej disa mujsh ka marrë detyrn e re në Uashington.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Tare thotë që prej 1 prillit, jo vetëm që jeton në anën tjetër të Atlantikut, por ka filluar punë dhe në Këshillin e Atlantikut, Qendra për Europën.

Në postim ajo thotë do të sjellë disa seri për Ballkanin.

“Jam i emocionuar të ndaj disa lajme personale: Që nga 1 Prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington, DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief. Jam e nderuar të bashkohem me ekipin e Këshillit të Atlantikut të Evropës”, shkruan Tare.

Edhe vetë faqja zyrtare për njoftimet e Këshillit të Atlantikut ka shpërndarë lajmin për Ilva Taren, ku ii uron mirëseardhjen dhe jep një informacion të shkurtër për karrierën e saj.