Monika Lubonja e irrituar ndaj grave, ja si qëndron e vërteta
"Gratë duhet të duan njëra-tjetrën", ky ishte mesazhi i aktores Monika Lubonja në studion e "Why?Not", në RTV Ora. Aktorja u shpreh se janë vetë gratë që gjykojnë njëra-tjetrën dhe në këtë mënyrë nxisin edhe burrat ta bëjnë.
Lubonja: Vritet një grua, dalin, bëjnë protesta, bëjnë të gjitha gjërat. Edhe mediet, edhe gazetarët, ka shumë gazetarë që ngrihen për të drejtat e këtyre grave dhe është më se normale. Ama kur vjen puna e një reality show, po këto gazetaret, po këto gra, vajza janë ato që gjykojnë të parat në një formë krejt masakër gruan.
Jemi po ne gratë dhe kështu që s'kemi pse t'i japim faj burrave. Nëse ne nuk duam njëra-tjetrën ne nuk kemi se si të krijojmë djem të mirë dhe burra të mirë. Nëse një grua në moshën time guxoi të tregonte veten me të mirat dhe të këqijat e veta, me seriozitetin dhe me lojën e saj, me ngjyrat dhe pa ngjyrat, të ngrihen dhe të flasin gazeta dhe portale që bëjnë namin dhe në njëfarë mënyre figurën e gruas e çjerrin dhe e vrasin me gjërat që shkruajë nëpër portale.
Ndiqni videon dhe mos e humbisni intervistën e plotë
