Nuk do ta besoni! Ja si është marrëdhënia e Monika Lubonjës me pilotin
Monika Lubonja u surprizua me një parashutë dedikuar asaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip.
Pasi veprimi i pilotit mori vëmendjen e publikut, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda realizuar projektin muzikor "Piloti i zemrës" dedikuar Monikës.
E ftuar në "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Lubonja ka treguar se si i ka marrëdhëniet me pilotin tani që ka përfunduar eksperienca në BBV.
Lubonja: Kur filluan të vinin parashuta sigurisht herë pas herë nuk më vinte mirë, jo se i vinin, më bëhej qejfi që i vinin, sepse unë nuk e kam atë ndjenjën e xhelozisë, por thosha si ka mundësi sepse edhe unë mendoj se kam njerëzit e mi që mund të më sjellin një. Ajo gjëja nuk ishte sa fansa ke ti jashtë apo sa të duan jashtë, ajo kishte lidhje me gjendjen shpirtërore të çdo banori. Unë e ndjeja që një banori që i vinte një balonë, ai ishte më i lumturi dhe kur njeriu është i lumtur dhe kur ndjen një përkrahje jep maksimumin.
Thosha çfarë po bëj unë që s'po ecën? Në rrjetet e mia sociale vazhdojnë e pyesin çfarë bën ti me pilotin. Mendojnë që... Ne thjesht kërkuam një këngë, nisi si bashkëbisedim me Donaldin. Ne e kuptuam që publiku po kënaqej me këtë pjesë ne pilotit dh menduam që këtë gjë ta kthejmë në një histori, dashuri platonike. Sigurisht nuk ka ndodhur asnjë gjë. Çdo gjë nisi për një kënaqësi tonën.
Djali kur mori vesh që unë kisha shfaqur dëshirën që pse nuk na vijnë, ai direkt erdhi për të më plotësuar mua atë lloj dëshire. Unë mendova bashkë me bashkëshorten time që t'ua sillnim këtë balonë, më tha, dhe ka qenë vendimi i të dyve ta bënin këtë balonë. Ka qenë bashkëshortja ajo që ka këmbëngulur shko dhe bëja Monikës këtë balonë.

