“Rithemelimi” i PD nuk ndalet, sfidon plaformën “Alibeaj” me zgjedhje në 18 degë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demorkatike nuk i ndal zgjedhjet e brendshme duke mos i dhënë asnjë mundësi asaj që tashmë njihet si platforma Alibej për bashkimin. Mbështetës të Sali Berishës që ndoqën procesin në 18 degë thanë se nuk ka vend për kontenstime.

Zgjedhjet e brendshme nuk ndalen në Partinë Demokratike pse është një prej pikave të platformës së Enkelejd Alibeajt për bashkimin e partisë.

Mbështetësit e Sali Berishës bënë të qartë se procesi i rithemelimit vijon dhe nuk ka vend për kontestime.

"Të gjithëpranuara dhe me gjithëpërfshirje, ky është procesi i PD në gjithë Shqipërinë dhe në qarkun e  Fierit. Patosi është dega e radhës."

"E mjaftueshme dhe e domosdoshme është që kandidatët të kenë mundësi për të garuar, vota të jetë e lirë dhe e numërueshme."

Bashkimi është çështja e madhe në PD, por por dy kampet nuk e gjejnë rrugën.

Për anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, platforma Alibeaj është përçarëse.

Luan Baçi thekson se ai gënjeu edhe për deputetët që e mbështesin.

"Platforma që lexoi Alibeajt, një platformë e Alibeaj dhe jo egrupit të deputetëve. Pavarësisht se në opinion u hap sikur deputetët kanë firmosur një platformë të zotit Alibeaj, nuk është e vërtetë. Alibeaj vetëm ka bërë biseda në parim me deputetët, duke mos u shpjeguar pikat e plota të platformës së vet."

Anëtarët e 18 degëve të Partisë Demokratike u thirrën këtë të dielë të zgjedhin kryetarët sipas parimit një anëtar një votë.

Kontestim pati vetëm në Kukës, ku Irel Elezi u tërhoq dhe ngriti akuza se procesi ishte manipuluar.

"Pas verifikimit që i kam bërë listës kam konstatuar se në listë janë mbi 200 emra të rinj dhe shumë nga demokratët, edhe ata që kanë kontribut mbi 30-vjeçar në PD, nuk figurojnë në listat e sjella nga Tirana."

Por ndërsa drejtuesit e PD-së në qendër përplasen për rrugën e ringritjes, anëtarët janë optimistë dhe kërkojnë riorganizim për të rrëzuar atë që e konsiderojnë diktaturën e Edi Ramës.

"Sa më shumë demokratë të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në fund të jemi bashkë për një qëllim për të qenë përballë regjimit më të korruptuar të kontinentit."

"Kjo është PD që do ta rrëzojë sërisht këtë sistem ashtu siç rrëzoi sistemin komunist."

"Në datën 6 morëm Shkodrën dhe do marrim qytete të tjera, mendoj se do jemi shumë më mirë."

Zgjedhjet e brendshme do ti hapin rrugën Kuvendit të partisë Demokratike thirrur nga Komisioni i Rithemelimit për në datën 30 prill.