Guvernatori i Luhanskut: Bombardimet ndërprenë evakuimin nga rajoni lindor

Gjithsej 1,449 njerëz u evakuuan nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare të shtunën, thotë Ukraina.

Ndërkohë që një udhëheqës lokal thotë se bombardimet ruse të një qyteti bënë që numri i parashikuar i evakuimeve të ishte më i ulët se i parashikuari.

Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit lindor të Luhanskut, tha se Rusia kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit duke hapur zjarr në qendër të qytetit të Lysychansk.

Kjo i shtyu banorët vendas të kërkonin siguri në bodrumet e tyre dhe të mos tentonin udhëtimet e planifikuara.

Evakuimet vazhduan nga qytete të tjera duke përfshirë 42 banorë nga Severodonetsk, 11 km larg dhe 11 njerëz nga Rubizhne, 21 km në veri.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës, bëri njoftimin për numrin e përgjithshëm prej 1,149 evakuimesh nga i gjithë vendi, por ky ishte një numër më i ulët sesa ai ka njoftuar disa ditë më parë.