Boris Johnson premton t'i dërgojë Ukrainës automjete të blinduara në "ditët e ardhshme"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2022, 22:21
Kryeministri britanik Boris Johnson i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dërgimin e automjeteve të armatosura "në ditët në vijim", sipas Downing Street.
Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, Johnson e siguroi Zelenskyn se Britania "do të vazhdojë të sigurojë mjetet për Ukrainën që ajo të mbrojë veten".
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu nevojën për një zgjidhje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën gjatë telefonatës së tyre, thuhet në deklaratë.
Johnson e siguroi gjithashtu Zelenskyn se do të vazhdojë të punojë me partnerët dhe aleatët e Britanisë për të “siguruar që Ukraina të mund të mbrojë sovranitetin e saj në javët dhe muajt në vijim”.
