Zyrtari i Luhanskit: Dëme të shumta në infrastrukturën civile pas sulmeve ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2022, 22:01
Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha se kishte dëme të mëdha në infrastrukturën civile pas sulmeve ruse në rajonin lindor të Ukrainës.
"Brenda një dite, rusët dëmtuan dhjetë objekte të infrastrukturës - një rafineri nafte dhe një spital në Lysychansk," tha ai.
"26 ndërtesa të tjera u shkatërruan pjesërisht ose plotësisht. Kishte 16 ndërtesa banimi të goditura në Severodonetsk, Rubizhne, Kreminna dhe Lysychansk."
Haidai tha se një goditje në një treg në qytetin e Lysychansk çoi në një zjarr që u përhap në dy rezervuarë në një rafineridhe i vuri zjarrin tre furgonëve të bukës e dëmtoi një ndërtesë mjekësore.
