Raportimet: 700 ushtarë ukrainas dhe më shumë se 1000 civilë janë kapur nga Rusia
Rreth 700 trupa ukrainase mbahen robër nga forcat ruse, raporton Interfax Ukraine, duke cituar zëvendëskryeministren ukrainase.
"Sa i përket ushtrisë, ne kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre, dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër." tha Iryna Vereshchuk.
Politikania ukrainase tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin marrë më shumë se 1000 civilë – rreth gjysma e të cilëve ishin gra.
"Fatkeqësisht, ka shumë civilë në robëri. Ata kapën më shumë se 1000 njerëz dhe për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra," shtoi ajo.
“Ne, padyshim, do të përsërisim përsëri dhe përsëri se nuk do të shkëmbejmë ushtarë me civilë, kjo është e ndaluar nga Konventat e Gjenevës. Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në anën ukrainase."
