Ozuni: Rritja e çmimeve ndikim te paketat turistike. Bordet show mediatik. Qeveria të ndalë investimet në infrastrukturë
Eksperti i turizmit Feriold Ozuni teksa ka folur ndikimin e luftës së Ukrainë në sektorin e turizmit është shprehur se paketat turistike do të ndikojnë shumë edhe rritja e çmimeve.
Në një intervistë për Ora News ai tha se e vetmja që mund të stabilizojë situatën në këtë sektor është qeveria.
Feriold Ozuni: Rritja e çmimeve ishte një nga problemet e para si rezultat i nisjes së luftës në Ukrainë. Një nga vendet e rajonit siç është Greqia, ka filluar të shtrenjtojë paketat turistike dhe të personave që kishin parapaguar paketat turistike. Një gjë të tillë ne e prisnim dhe në Shqipëri, por deri më tani po rezistojmë fort që të mos kemi një rritje të kësaj natyre. Sot është ë vështirë për njësitë akomoduese që të mbajnë ritmin me çmimet që po rriten përditë. Kemi parë bordet që dalin çdo tre ditë me ndryshime çmimesh. Si mund ta programojë një njësi akomoduese se çfarë oferte turistike do të ofrojë me shërbimet e ushqimit dhe të pijeve kur nuk e di se si do të jetë afërsisht çmimet e vajit, miellit. Po diskutohet se di do të veprohet në këto raste.
Situata është e tillë ku vetëm dora e shtetit mund të krijojë sadopak stabilitet.
Ndër të tjera ai thotë se në këto momente, kur Shqipëria është në krizë përsa i përket ekonomisë, qeveria nuk duhet të bëjë investime në infrastrukturë. Ozuni bordet i transparencës i ka konsideruar si show mediatik.
Feriold Ozuni: Këto bordet janë pak show mediatik. Le të ja lërë në dorë institucioneve përkatëse të bëjnë punën e tyre. Çështja e dytë që duhet të ndërhyjë qeveria është ndalimi i investimeve të infrastrukturës që nuk është e domosdoshme në këto momente.
Përgatiti Anila Kolgjini.
