"Këtë vit rreth 100 mijë turistë më pak", eksperti: Turizmi ka nevojë për një "dorë" nga qeveria
Në Shqipëri këtë vit do të vijnë rreth 100 mijë turistë për pak. Shkak për këtë është lufta në Ukrainë. Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi u shpreh se Shqipëria ka qenë një nga destinacionet kryesore për turistët që vinin nga Ukraina dh Rusia.
Ozuni: Lufta nisi në një periudhë vërtet jashtë sezonit, por ishte periudha kur po kryeshin organizimet e para të charterave për kudo që ishin ato. Ne kemi qenë një nga destinacionet kryesor për turistët nga Ukraina dhe këtë vit prisnim turistë edhe nga Rusia. Nisja e luftës ra si mos më keq për ekonominë tonë. Prisnim të kishim 80-100 mijë turistë nga këto zona. Si rrjedhoja e kësaj lufte pritet të zvogëlohet edhe numri i turistëve që vinin nga zonat përreth, si Polonia dhe Hungaria.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia çmimet e shportës ushqimore ishin të para që pësuan një rritje. Por a janë shtrenjtuar edhe paketat turistike? Ozuni tha se janë përpjekur të rezistojnë që mos ketë një rritje të kësaj natyre.
Ozuni: Ky është problemi që rezultoi i pari që erdhi pas nisjes së luftës. Deri tani po rezistojmë fort që mos kemi një rritje të kësaj natyre. Nëse ne arrijmë mos krijojmë një kaos me çmimet do kemi një sukses edhe në vitet e ardhshme.
Eksperti vuri theksin te ndihma e qeverisë në mënyrë që turizmi si një nga sektorët kryesorë të të ardhurave në vend të marrë frymë.
Ozuni: Vetëm dora e shtetit mund të krijojë sadopak stabilitet. Këto bordet janë show mediatik dhe populizëm. Qeveria duhet të ndërhyjë në ndalimin e investimeve në infrastrukturë pasi nuk është e nevojshme në këtë kohë. Sivjet presim deri në 2.5 mln euro të ardhura nga turistët e huaj. Atëherë jepi turizmit një spunto që të ecë përpara. Nëse ti bllokon një ingranazh të ekonomisë atëherë ka pasoja. Turizmi është në momentin që këkron të marrë frymë, nëse ja presim frymën impakti do të jetë shumë i madh dhe do fillojmë ta ndiejmë që në fillim të vitit.
Bizneset po ndeshin vështirësi në gjetjen e punonjësve. Hotelet e restorantet kanë mungesa në staf. Por për çfarë arsye po ndodh kjo? S'ka më punonjës, paguhen pak? Eksperti vuri në dukje fenomenin e largimit të të rinjve jashtë vendit.
Ozuni: Ne kemi një problematikë të trashëguar ndër vite. Ata që janë të përgatitur mirë dhe e shohin veten të aftë, kur i jepet mundësia e parë për tu larguar ata ikin jashtë.
Por pse ikin?
Ozuni: Rroga minimale te ne është 32 mijë lekë. Në vendet përtej kufirit, një i ri në të njëjta kushte merr rreth 1500 euro.
Për sa i përket pandemisë, Ozuni tha se tani është bërë pjesë e pandarë dhe nuk ekziston më frika e virusit te turistët. Vendi ynë nuk ka snëj kufizim, jemi totalisht të hapur, dhe Ozuni e shikon me optimizëm këtë fakt për sa i përket numrit të turistëve.
