Kriza ekonomike në vend, Pëllumbi: Ne nuk lëmë vetëm askënd në situata të vështira
Deputeti i PS, Arben Pëllumbi, shprehet se organizimi politik brenda forcës politike të tij do u sigurojë qetësi qytetarëve në të gjithë aspektet e jetës.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetarin Everest Dedaj, Pëllumbi tha se kanë zgjedhur të ndihmojnë popullsinë duke mos lëvizur çmimin e energjisë.
Arben Pëllumbi: PS i përshtatet të gjithë momenteve të rëndësishme që kalon vendi dhe politika shqiptare. Kjo qeveri dhe ky organizim politik do të sigurojë qetësinë e qytetarëve në të gjithë aspektet të jetës së qytetarëve.
Ne nuk lëmë askënd vetëm dhe duam të përcjellim siguri te qytetarët. Vazhdojmë përpjekjet tona në lidhje me politikën grid he jeshile. Këtë e bëjmë për një të ardhme më të mirë. Ne kemi probleme, do të vazhdojmë të kemi problem por jemi në rrugën e duhur për zgjidhjen e tyre. Ne kemi zgjedhur të ndihmojë popullatën duke bërë atë që më e rëndësishme, duke mos lëvizur çmimin e qeverisë. Fatura që paguan qeveria, për këtë lloj mbështetje që është për të gjithë shtresat e popullsisë është shumë e lartë.
Përsa i përket rritjes së çmimeve, Pëllumbi u shpreh i bindur se bordet e ngritura po tregohen transparente me qytetarët.
Arben Pëllumbi: Ne nuk ndërhyjmë në çmime por kemi ndërtuar disa borde për këtë, jemi duke bërë transparencë për çmimin e karburanteve.
Në lidhje me legalizimin e kanabisit në vend, Pëllumbi tha:
Duhet ta ndajmë kanabisit që përdoret për trafikim dhe kanabis mjekësor. Ne do i ndërtojmë instrumentet, se pa ndërtuar instrumentet kjo nuk do të ndodhë. Mund të jemi skeptikë sepse ne kemi pasur një problematikë që buron nga Lezarati I famshëm, por përpjekjet për ta çuar vendin në kanabizim zero ka dhënë rezultat. Bëhet fjalë për kanabis mekësor dhe duhet të jetë i kontrolluar nga institucione të caktuara
