BERZH hua për turizmin e Bujqësinë: 100 mln euro
Turizmi dhe agrobiznesi konsiderohen si nxites te punësimit, nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili vleresoi huane e dhene nga BERZH.
Bëhet fjalët për një instrument garancie, në formën e kredive për bizneset e këtyre sektorëve.
“BERZH ka vënë në dispozicion një fond deri më 100 milionë euro për financim dhe për lehtësira për ndarjen e rrezikut, të cilat do të mundësojnë një investim shtesë prej 80 milionë eurosh nga institucionet financiare pjesëmarrëse. Nga ana e saj, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion deri në 36 milionë euro për të mbështetur këtë program nëpërmjet mbulimit të riskut për humbjet e para në harkun kohor të 3 viteve.”
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se konflikti në Ukrainë ka sjellë domosdoshmërinë e financimit të kulturave jo shumë të përhapura në Shqipëri, siç janë gruri e misri, ndërkohë që kjo formë mbështetje financiare ka dhënë deri tani rezultate pozitive.
“Eksperienca pozitive në këto vite për financimin e sektorit të bujqësisë nëpërmjet skemave mbështetëse dhe programit IPARD, ka çliruar potenciale të reja dhe ka rritur kërkesën e fermerëve, eksportuesve dhe agrobiznesit për financim.”
Ndërkohë prej fillimi të programit në vitin 2016, më shumë se 6100 ndërmarrje të vogla e të mesme në fushën e agrobiznesit kanë përfituar kredi në vlerën 70 milionë euro.