Apeli lë në burg ish-kreun e Kadastrës së Beratit, liron bashkëpunëtoren
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kreun e Kadastrës Berat, Ervin Nelaj.
GJKKO e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjeçare.
Ndërkohë për Xhekisa Toto, e pandehur bashkë me Nelajn, Apeli ka vendosur "lënien në fuqi të Vendimit nr. 59, datë 27.09.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurën Xh.T., me këtë ndryshim: Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Xh.T. dhe vënia në provë për një periudhë 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura Xh.T., gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, të mbajë kontakte me Drejtorinë Vendore të Shërbimit të Provës, Berat".
Në referim të nenit 61 të K.Penal, e pandehura urdhërohet tu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve të caktuara për mbikëqyrjen e provës.
