Moment i pështirë/ Gruaja ruse i jep leje burrit të saj ushtar të përdhunojë gratë ukrainase

Trupave ruse u është dhënë "leje" nga partneret e tyre për të përdhunuar gratë ukrainase, sipas një telefonate shqetësuese të përgjuar.
Në përgjimin tronditës, një grua ruse dëgjohet duke i thënë burrit të saj ushtar se i lejohet të përdhunojë gratë në Ukrainë, për aq kohë ai duhet të "përdor mbrojtje" dhe nuk duhet ti tregoj asaj kur të kthehet në shtëpi për këtë gjë.
Telefonata e tmerrshme u përgjua nga shërbimet ukrainase të sigurisë (SBU) në Kiev dhe u postua në kanalin e saj Telegram, të martën.
“Gratë e agresorëve rusë u bëjnë thirrje burrave të tyre të përdhunojnë gratë ukrainase”, -shkroi agjencia në Telegram bashkëngjitur me audion 30 sekonda.
"Ky përgjim tronditës nga SBU pasqyron vlerat morale jo vetëm të pushtuesve, por edhe të të afërmve të tyre, 80% e të cilëve tani mbështesin luftën në Ukrainë ," -pohoi agjencia.
Në audion e shkurtër, zëri i një gruaje dëgjohet duke thënë: "Pra, po, bëje atje. Gratë ukrainase atje," Përdhunojini".
Ajo qesh para se të shtojë: “Por për këtë gjë mos më thuaj fare kur të kthehesh, kupto”.
Një burrë në anën tjetër të telefonatës përgjigjet: "Pra, duhet të përdhunoj dhe të mos të thotë asgjë?"
Gruaja përgjigjet: "Po, nuk dua të di asgjë", dhe fillojnë të qeshin dy.
Ajo më pas shton: "Thjesht përdorni mbrojtës", përpara se burri të përgjigjet përsëri: "OK".
Kjo vjen pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi forcat e Putinit për kryerjen e "qindra përdhunimeve" duke përfshirë sulme të tmerrshme seksuale ndaj fëmijëve të vegjël.
Në fundjavë, një ushtar rus u arrestua pasi dyshohet se filmoi veten duke përdhunuar një foshnjë në Ukrainë përpara se t'ia dërgonte videon një ushtari tjetër.
