OKB: Asnjë mundësi për armëpushim në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, thotë se për momentin nuk ka asnjë mundësi për një armëpushim në Ukrainë siç ishte kërkuar nga Kombet e Bashkuara.

Këtë deklaratë Guterres e bëri në një konferencë për gazetarët pas vizitës së kreut të çështjeve humanitare në Moskë dhe Kiev.

Ai tha se Ukraina është në pritje të një përgjigje nga Rusia për disa propozime, si armëpushimet lokale për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimit dhe krijimin e një mekanizmi për evakuimin e qytetarëve.