Rusia kërcënon se do të kryejë sulme në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2022, 22:01
Ministria ruse e mbrojtjes ka kërcënuar se "do të kryejë sulme, në Kiev".
Zëdhënësi i Ministrisë Igor Konashenkov tha se Ukraina do të përballej me sulme nëse nuk ndalon sulmet që ka nisur afër kufijve të Rusisë.
Rusia më herët tërhoqi trupat nga rajoni i Kievit pas një përpjekjeje të dështuar për të marrë qytetin.
